Reagimi i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ndaj aeroplanit rus tregon se NATO do të mbrohet, thotë Rutte


Gazetarja e Sky News, Deborah Haynes e pyeti Mark Rutte-n në lidhje me aeroplanin rus që "iu afrua vazhdimisht" një aeroplanmbajtëseje ushtarake britanike në Atlantikun e Veriut javën e kaluar.
Aeroplani po vendoste gjurmues sonarësh rreth anijes britanike përpara se të interceptohej, transmeton Telegrafi.
Ajo pyeti se cili është reagimi i NATO-s ndaj incidentit dhe nëse aleanca "nuk po arrin ta pengojë Rusinë, nën pragun e luftës konvencionale".
"Më lejoni të përgëzoj ushtrinë britanike për veprimet që ndërmorën", tha Rutte.
"Kjo tregon joprofesionalizmin e rusëve, të gatshëm ta bëjnë këtë kaq afër anijes. Kjo është e pamatur, është joprofesionale dhe forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar bënë pikërisht atë që duhej të bënin dhe kjo është provë se ne do të mbrohemi", shtoi ai. /Telegrafi/







































