LAJMI I FUNDIT:

Tetë personave ua mori jetën në New York në vitin 2017 – dënohet me dhjetë burgime të përjetshme, plus 260 vjet prapa grilave

Tetë personave ua mori jetën në New York në vitin 2017 – dënohet me dhjetë burgime të përjetshme, plus 260 vjet prapa grilave

Një mbështetës i Shtetit Islamik që qëndron pas sulmit terrorist më vdekjeprurës në New York që nga 11 shtatori, i është thënë se do të vdesë në burg duke vuajtur disa dënime të përjetshme.

Reklama

Sayfullo Saipov vrau tetë persona kur me një kamion shkeli disa këmbësorë dhe çiklistë në një rrugë të Manhatanit në vitin 2017.

Ai u dënua me dhjetë dënime të përjetshme – tetë prej të cilave të njëpasnjëshme – plus 260 vjet dhe kurrë nuk do të lirohet.

Ndërsa u dënua, atij iu tha se kishte “shkatërruar kaq shumë jetë” – por nuk u pendua gjatë gjykimit, raporton bbc.

Watch the latest video at foxnews.com

Saipov u përball me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit në gjykatë ndërsa gjyqtari vuri në dukje “natyrën absolutisht të pa penduar të tij” gjatë shqiptimit të dënimit.

Shtetasi i Uzbekistanit, tani 35 vjeçar, shfrytëzoi një kamion të marrë me qira për të sulmuar çiklistët dhe këmbësorët në mënyrë të rastësishme në West Side në qendër të Manhattanit në mbrëmjen e Halloween 2017.

Ai pritet të kalojë jetën në burgun e sigurisë së lartë të Kolorados, ku të burgosurit kalojnë deri në 23 orë në ditë në qelitë e tyre.

Ndryshe, pesë nga të vrarët ishin turistë nga Argjentina dhe një grua 31-vjeçare nga Belgjika. Dy amerikanë, një punonjës financiar 32-vjeçar dhe një inxhinier softuerësh 23-vjeçar mbetën të vdekur, ndërsa 12 të tjerë u plagosën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Evropa
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Dy mesazhe të fuqishme nga SHBA dhe BE për Ukrainën

Botë
Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Një snajper ukrainas i quajtur “Fantazma e Bakhmutit” thotë se ka vrarë personalisht 113 rusë – tregon arritjet e tij dhe të njësisë së tij

Botë
Rusët vizatojnë bombardues në pistë, duke menduar se do të mashtrojnë ukrainasit – harrojnë t’i përfundojnë “punimet” deri në fund

Rusët vizatojnë bombardues në pistë, duke menduar se do të mashtrojnë ukrainasit – harrojnë t’i përfundojnë “punimet” deri në fund

Evropa
Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Luftëtarët e Wagner mendojnë njeriu që emëroi Putini si ‘shefin e tyre’ është ‘një tradhtar’

Botë
Kalo në kategori