LAJMI I FUNDIT:

Tetë milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë Antalyan këtë vit

Tetë milionë turistë të huaj pritet të vizitojnë Antalyan këtë vit

Kryetari i Shoqatës së Drejtuesve të Hoteleve Profesioniste me qendër në Antalya, Hakan Duran, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), ka thënë se panairet e turizmit të organizuara jashtë Turqisë vazhdojnë dhe se ende nuk ka një kuotë përfundimtare.

Duke vënë në dukje se në shtete, si Italia, Greqia, Spanja, Portugalia, si dhe vendet e Evropës Jugore, rezervimet paraprake kanë shkuar në 40 për qind, Duran u shpreh: “Këto vende nuk duan të marrin më shumë rezervime tashmë. Për këtë arsye rrisin çmimet e paketave. Ndërsa nga ana jonë nuk ka ndonjë aksion të madh në tregun e Evropës. Mund të ketë një lëvizje në kohët në vijim në lidhje me ato që vendosin në momentin e fundit”.


“Rezervimet në Rusi vazhdojnë të jenë mbi kuotat e vitit 2015”, ka thënë Duran dhe më pas ka shtuar: “Këtë vit presim 2-2.5 milionë turistë nga Rusia. Nëse do të kemi një humbje rreth 1 milion nga turistët e Evropës, duke llogaritur ardhjet nga Rusia mund të them që për vitin 2017 presim që në Antalya të vijnë rreth 7.5-8 milionë turistë. Vitin e shkuar kishim rreth 5.7 milionë turistë të huaj, ndërsa këtë vit presim 7.5-8 milionë. Këtë vit në krahasim me një vit më parë presim një rritje prej 30 për qind në numrin e turistëve të huaj që do të vijnë në Antalya”, u shpreh Duran. /Telegrafi/