LAJMI I FUNDIT:

Testi 3

Testi  3

Poezi nga: Gerard Malanga
Përktheu: Fadil Bajraj

A janë marrëdhëniet mes fateve të këmbyera
ajo që bën drita në faqen e grisur të tekstit kurziv?
Pastaj, a pyesim për natyrën e pamjes
së bukur, pasi dituria është një fjalë që përfshin
shumë lloje të mdryshme deklaratash e pretendimesh?
Mirësia efektive pasohet nga efekti për të cilin është
menduar edhe miqtë janë në gjendje të zënë
hapësirë nga ne i atribuojmë aktivitetet dhe emocionet tona
për arsye që funksionojnë
përtej kufijve të tyre të qenësishëm.
Ndoshta nuk është e njëjta gjë me shpjegimin
e asaj që përfshin praninë tonë,
që përfshin shiun që bie, i cili
përfshin përsëritje të pashtershme. Megjithatë
pavdekësia e shpirtit është dhuratë, e jo diçka e brendshme.