Elon Musk iu përgjigj një pyetjeje në Twitter në lidhje me atë se a do t’i ulë Tesla çmimet e veturave të saja.

Kur u pyet se a ka ndonjë plan prej kompanisë në fjalë për uljen e çmimeve pasi që kufizimet e zinxhirit furnizues nuk janë më një problem, Drejtori Ekzekutiv i Tesla tha se nëse inflacioni fillon të zbutet atëherë edhe kompania e tij do të ulë çmimet e veturave.

Nëse ju kujtohet, veturat e para elektrike ishin shumë të shtrenjta, por na u premtua se kur niveli i prodhimit të tyre fillon të ngritet, kostoja e prodhimit do të zbritet, dhe si rezultat i kësaj edhe çmimet e tyre do të jenë shumë më të ulëta.

Reklama

Por pastaj erdhi situata me pandeminë, e pastaj edhe agresioni rus në Ukrainë, shkruan ArenaEV.

Reklama

Të gjithë prodhuesit e veturave për momentin janë duke pasur probleme me zinxhirin e furnizimit, e fillimisht u duk se Tesla ishte në rrugë të duhur drejt largimit nga ky problem, por që eventualisht edhe ata morën një “pjesë të dhimbjes” së shkaktuar nga ky problem, transmeton Telegrafi.

Kostot e lëndës së parë kanë shkuar shumë lartë dhe inflacioni i egër global vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit që ishte duke u djegur.

Çmimi fillestar i Tesla Model 3 ishte rreth 34,700 euro ndërsa tani është rreth 44,500 euro në tregun amerikan, por që në Evropë ka konsumator që paguajnë edhe çmimin e lartë prej 52,970 euro.

Reklama

Ngritjet e çmimeve dhe inflacioni janë vetëm një pjesë e ngjarjes në fakt.

Reklama

Këto dyja janë vetëm një justifikim i shkëlqyeshëm nga ana tyre për t’i ngritur çmimet, por një shikim nga afër i të ardhurave dhe margjinave të fitimit të Tesla tregojnë të vërtetën.

Shifrat e rritjes së fitimeve të Telsa ndër vite

Të ardhurat e tyre janë ngritur vit pas viti teksa në vitin 2021 kishin fitim prej 70.67 për qind, shifër më e lartë se në vitin 2020, dhe viti 2022 pritet të mbyllet me fitim në rritje në 73.04 për qind, shifër kjo më e lartë se e vitit 2021.

Reklama

Po, është fakt se kompania ka ngritur numrin e prodhimit dhe shitjeve, por që margjinat në fitim janë ngritur gjithashtu. /Telegrafi/