LAJMI I FUNDIT:

Tesla po pranon sërish porosi në SHBA për një version të Model 3 me çmim më të lirë

Tesla po pranon sërish porosi në SHBA për një version të Model 3 me çmim më të lirë

Tesla ka rifilluar marrjen e porosive për automjetin e saj me rreze të gjatë Model 3 në Shteteve të Bashkuara, sipas faqes së kompanisë vonë të martën, pas një ndalimi të përkohshëm vitin e kaluar për shkak të ngarkesës së dërgesave.

Versioni me rreze të gjatë i automjetit Model 3 i nivelit fillestar kushton aktualisht 47,240 dollarë, rreth 18.5 për qind më pak se 57,990 dollarë që ishte në gushtin e kaluar kur Tesla ndaloi marrjen e porosive në SHBA dhe Kanada, transmeton Telegrafi.


“Lista e pritjes është shumë e gjatë. Ne do ta kemi të mundshme derisa shtojmë prodhimin”, pati thënë në Twitter, shefi ekzekutiv Elon Musk në atë kohë, në përgjigje të kërkesës së një përdoruesi për ndërprerjen e porosive.

Model 3 me rreze të gjatë ka një distancë prej “523+” kilometra për karikim, 576 kilometra sa ishte më parë. Vetura është e disponueshme për një subvencion prej 3,750 dollarësh nga qeveria amerikane, krahasuar me një subvencion të plotë prej 7,500 dollarësh për një version tjetër të Model 3, Performance.

Tesla pritet të rifillojë dorëzimin e sedanit elektrik Model 3 me rreze të gjatë nga muaji qershor, sipas faqes së internetit. Megjithatë, prodhuesi ende nuk po pranon porosi në Kanada, sipas uebfaqes. /Telegrafi/