LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model 3 në Queensland të Australisë testohet si një veturë e emergjencave

Tesla Model 3 në Queensland të Australisë testohet si një veturë e emergjencave

Departamenti i Zjarrfikësve dhe Emergjencave të Queensland (QFES), ka blerë tre vetura elektrike Tesla Model 3 si pjese e testimit të veturave të fuqizuara nga bateritë për punëtorët e këtij departamenti.

Treshja e Tesla-s i është bashkuar flotës së departamentit në fund të vitit 2022 për të “përcaktuar fizibilitetin operacional”, por që në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen vetëm së fundmi.


QFES për Drive deklaroi se veturat Model 3 janë zgjedhur për shkak të rrezes së tyre më të zgjeruar të vozitjes me një karikim, transmeton Telegrafi.

Tesla Model 3 electric car on trial as emergency vehicle in Queensland

“Në mbështetje të Strategjisë të Queensland për Veturat me Zero Emetim 2022-2032, QFES po punon me shërbimet e saj operacionale për të reduktuar emetimin nga flota e saj e veturave”, bëri të ditur një zëdhënës.

Por kjo nuk është hera e parë që veturat e emergjencave në Australi janë kthyer në vetura të fuqizuara nga bateritë.

Policia e Victoria-s ka testuar një Tesla Model X si një veturë e patrullës së autostradave që nga mesi i vitit 2019.

Në qershor të vitit 2022, Forca Policore e Australisë Perëndimore filloi testimin e një Hyundai Ioniq 5, së bashku me një Toyota Mirai, veturë kjo e cila fuqizohet nga hidrogjeni.

QFES thotë se po zhvillon iniciativa të reja për të “menaxhuar ndikimin e ndryshimit të klimës në shërbimet e emergjencave”, duke përfshirë edhe planifikimin për objektivat e emetimeve zero. /Telegrafi/