LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli: Demarkacioni duhet të rishikohet e komisioni të shkarkohet

Tërmkolli: Demarkacioni duhet të rishikohet e komisioni të shkarkohet

Deputetja Melihate Tërmkolli nga radhët e LDK-së, i është bashkangjitur karvanit të deputetëve që thonë se Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është ashtu si është dashur të jetë dhe se duhet rishikuar.

“Nuk besoj se deputetët e pozitë do ta votojnë demarkacionin. Demarkacioni duhet të rishikohet, nuk është ai që duhet të jetë… Kuvendi nuk duhet të votojë demarkacionin”, ka thënë Tërmkolli në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.


Ajo ka thënë se opozita e ka ndalë debatin konstruktiv brenda Kuvendit. Ajo, gjithashtu, ka kërkuar komision të ri, pasi i ka kritikuar të tanishmit se si është caktuar demarkacioni me kriterin kadastral.

“Komisioni duhet shkarkuar, e nëse është e vërtetë ai dokumenti i deputetit Bulliqi, Murat Meha duhet të arrestohet”, ka thënë Tërmkolli.