LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti shkatërrues, mijëra njerëz ofrohen për të adoptuar një fëmijë të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në Siri

Tërmeti shkatërrues, mijëra njerëz ofrohen për të adoptuar një fëmijë të nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në Siri

Mijëra njerëz kanë ofruar të adoptojnë vajzën e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në veriperëndim të Sirisë, pas tërmetit të së hënës.

Kur ajo u shpëtua, Aya – që do të thotë mrekulli në arabisht – ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Nëna, babai dhe të katër vëllezërit e motrat e saj vdiqën pasi tërmeti goditi qytetin e Jidayris.

Dhe Aya tani është në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, ka thënë Hani Marouf, pediatri që kujdeset për të.

Por ajo tani është në gjendje stabile.

Pamjet e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale.

Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, duke mbajtur një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, i cili ishte atje kur ajo u nxor nga aty, e solli të porsalinduren te Dr Marouf në qytetin sirian të Afrinit.

Dhe tani, mijëra njerëz në rrjetet sociale kanë kërkuar detaje për ta adoptuar atë.

“Do të doja ta birësoja dhe t’i jepja një jetë të denjë”, tha një person.

Një prezantuese televizive kuvajtiane tha: “Unë jam gati të kujdesem dhe të birësoj këtë fëmijë… nëse procedurat ligjore më lejojnë”.

Ndërsa menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë fëmijën Aya.

Ndryshe, në Siri, më shumë se 3,000 të vdekur janë raportuar pas tërmetit, deri më tani. /Telegrafi/