LAJMI I FUNDIT:

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet epiqendra e të cilit i përket zonës së Shkupit është regjistruar sot pasdite në orën 16:51, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikore në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka magnitudë lokale ML 2.8 dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga banorët e Shkupit dhe rrethinës./Telegrafi/