LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet zvarrë prej alpinistes që rrëshqiti nëpër sipërfaqen e ngrirë të një vullkani (Video)

Tërhiqet zvarrë prej alpinistes që rrëshqiti nëpër sipërfaqen e ngrirë të një vullkani (Video)

Alpinisti që ndodhej në sipërfaqen e ngrirë të një vullkani në Meksikë, është goditur nga një alpiniste që kishte rrëshqitur.

Megjithëse përplasja e tërhoqi zvarrë për 40 metra, ai arriti të ndalonte dhe ta shpëtonte atë nga rënia nëpër atë faqemali, transmeton Telegrafi.

“Shokët provuan ta kapnin, por e patën të pamundur. Ktheva kokën kur e dëgjova britmën e saj, por ajo vetëm më kishte goditur”, ka thënë alpinisti.

Gjatë rrëshqitjes së bashku, ai është munduar t’ia mbronte kokën nga ndonjë përplasje, teksa ajo nuk ishte aspak bashkëpunuese dhe nuk dinte si të ndalonte me këmbë.

Ngjarja është shpërndarë për të ngritur vetëdijen, se si duhet sjellë në ambiente të tilla me rrezik potencial. /Telegrafi/