LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen: Liga e Kampionëve është synimi i madh i Barcelonës

Ter Stegen: Liga e Kampionëve është synimi i madh i Barcelonës
Ter Stegen - Pique (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen ka zbuluar se fitimi i Ligës së Kampionëvë është synimi kryesor i Barcelonës në këtë sezon.

Barcelona u eliminua sezonin e kaluar nga Roma në çerekfinale, por sipas portierit gjerman klubi katalunas mund të bëjë më shumë.


Ter Stegen zbuloi se në këtë sezon kanë synim të fitojnë Ligën e Kampionëve, por çelësi i kësaj është mbrojtja e fortë.

Lyon–Barcelona nuk prodhon gola, çerekfinalisti vendoset në Camp Nou
Lexo po ashtu Lyon–Barcelona nuk prodhon gola, çerekfinalisti vendoset në Camp Nou

“Eliminimi kundër Romës sezonin e kaluar ishte jashtëzakonisht i hidhur për ne, sigurisht që kishte më shumë mundësi për ne”, ka thënë fillimisht Ter Stegen për Goal.

Ter Stegen dhe Pique gjatë një ndeshje në Ligën e Kampionëve (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Fitimi i Ligës së Kampionëve është qëllimi ynë i madh. Është e rëndësishme ta mbajmë në mend këtë qëllim, por kjo nuk do të thotë që ne mund të neglizhojmë detyrat tona në ligë”.

“Epërsia është e rehatshme, por Reali dhe Atletico janë gjithmonë të rrezikshme”.

Messi: Te Barcelona luftojmë për gjithçka, në tre garat
Lexo po ashtu Messi: Te Barcelona luftojmë për gjithçka, në tre garat

“Mbrojtja e mirë është çelësi për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne kemi forcat tona sulmuese dhe jemi gjithmonë të mirë në shënimin e golave, por sidomos në fazën eliminatore, është e rëndësishme të pranojmë sa më pak gola”.

“Natyrisht që duhet të jeni në formë në momentin e duhur, Reali nuk ka luajtur shkëlqyeshëm vitin e kaluar, por ata ishin aty kur ishte e rëndësishme”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori