LAJMI I FUNDIT:

Messi: Te Barcelona luftojmë për gjithçka, në tre garat

Messi: Te Barcelona luftojmë për gjithçka, në tre garat
Festa pas golit të Sergio Robertos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona është në gjysmëfinale të Copa del Rey pas një fitore mbresëlënëse 6-1 ndaj Sevillas në Camp Nou.

Klubi katalunas ka arritur të shkrijë epërsinë e ndeshjes së parë, ku Sevilla fitoi 2-0, dhe kanë kaluar tutje në Kupën e Mbretit.


Lionel Messi u kthye në formacionin titullar dhe shkëlqeu duke ndihmuar katalunasit drejt një fitore të paharrueshme.

Barcelona kalon në gjysmëfinale duke e demoluar Sevillën
Lexo po ashtu Barcelona kalon në gjysmëfinale duke e demoluar Sevillën

“Është thënë që ne po e eliminohemi nga kupa ose se ne nuk e duam atë”, ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.

“Mesazhi im është keqkuptuar: ne do të luftojmë në tre gara, siç është edhe obligimi ynë”.

Barcelona synon çdo trofe këtë sezon (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Në Barcelonë luftojmë për gjithçka, për çdo trofe”.

Messi shënoi golin e tij të 50-të në Copa del Rey, por më shumë gëzohet me fitoren dhe golat e bashkëlojtarëve.

Momenti i golit dhe festa e Messit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Para golit kam pasur disa shanse që kam humbur, por shokët e skuadrës shënuan dhe kur erdhi goli im, gjithçka u vendos.

“Ekipi luajti mirë dhe ne jemi në raundin e ardhshëm”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori