LAJMI I FUNDIT:

Ter Stegen: Barça, më e fortë pa Neymarin

Ter Stegen: Barça, më e fortë pa Neymarin

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen beson se skuadra e tij është më e fortë që nga largimi i Neymarit në Paris Saint-Germain verën e kaluar.

Ylli brazilian u largua nga Camp Nou për një rekord botëror për 222 milionë euro gjatë verës së kaluar, por Barça mbetet e pamposhtur në krye të La Ligas dhe tashmë gjendet në finalen e Copa del Rey këtë sezon.


Megjithatë, portieri gjerman i katalunasve, Ter Stegen mendon se Barcelona është me e fortë edhe pse ka humbur një lojtar aq të rëndësishëm si Neymar.

Xavi: Neymar me të vërtetë më ka zhgënjyer
Lexo po ashtu Xavi: Neymar me të vërtetë më ka zhgënjyer

“Ju nuk mund të shpjegoni cilësinë e Neymar, sepse ai ishte aq i rëndësishëm për ne si një person dhe si një futbollist”, tha Ter Stegen në një intervistë me ESPN.

“Tani, të gjithë duhet të kuptojnë atë që ai e bëri, sepse ndoshta ai dëshiron të fitojë diçka tjetër, edhe personalisht”.

Ter Stegen është në superformë këtë sezon (Getty Images)

“Vendimin i tij vetëm ai e di, por në fund ne kishim për të kompensuar të gjithë këtë dhe kjo nuk është e lehtë sepse ai kishte aq shumë cilësi, por ne e bëmë atë në një mënyrë të ndryshme dhe tani kemi një ekip shumë, shumë të fortë”.

“Unë mendoj se kemi disa lojtarë të rinj që na kanë bërë edhe më të fortë dhe shpresojmë që ata të ndihen mirë dhe të rehatshëm në ekip dhe të përshtaten shumë shpejt”.

“Për mua, më mirë pa Neymarin”
Lexo po ashtu “Për mua, më mirë pa Neymarin”

“Por, në të njëjtën kohë ne duam t’i japim kohë. Dembele nuk luajti shumë shpesh sepse ai u lëndua dhe [Coutinho] sapo erdhi”.

“Ne gjithmonë duhet t’u japim kohë dhe të jemi të duruar, sepse janë të rinj dhe kanë vite të mëdha përpara”, përfundoi portieri gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori