LAJMI I FUNDIT:

Tentuan të trafikojnë 18 afganë drejt Kosovës, arrestohen gjashtë persona në Shqipëri

Tentuan të trafikojnë 18 afganë drejt Kosovës, arrestohen gjashtë persona në Shqipëri

Gjashtë shtetas janë arrestuar nga policia e Kukësit në kuadër të një operacioni të koduar “Kalimashi”.

Të arrestuarit kryenin kontrabandimin e shtetasve të ardhur nga Lindja e Mesme, nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.


Emigrantët hynin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipëria dhe vazhdonin më tej drejt Kukësit, duke kaluar gjithashtu nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në këtë kuadër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Egzon Tusha, 22 vjeç, banues në Morinë, Kukës.

Liridon Duraku, 20 vjeç, banues në Morinë, Kukës.

Hamid Rahmani, shtetas afgan, 44 vjeç, banues ne Afganistan.

Ndriçim Duraku, 26 vjeç, banues në Morinë, Kukës.

Shkëlzen Duraku, 39 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.

Admir Ademaj, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.

“Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vendin e quajtur Rruga e Kombit, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim lëvizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetri, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 18 shtetas të dyshuar afganë, me automjetin mikrobus tip “Volswagen”, me targë AA 658 NC, të cilët nëpërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, me destinacion BE”, sqaron policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprat penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Organizata kriminale”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori