Tentuan të kalonin me avion nga Holanda në Britani, ndalohen 14 klandestinë shqiptarë
Policia holandeze ka parandaluar kalimin e 11 shqiptarëve të rritur dhe 3 fëmijëve nga Belgjika në Angli.
Sipas deklaratës së policisë, është hera e parë në Holandë që një avion është përdorur për të kontrabanduar njerëzit.
Nëntë të dyshuar të moshës nga 29 dhe 62 vjeç, janë arrestuar dhe po merren në pyetje.
Dy pilotët e avionit kanë nënshtetësi angleze, ndërsa dy personat që transportuan shqiptarët me autobus në Belgjikë ishin holandezë.
Mbrëmjen e djeshme, dy autobusë u ndaluan në autostradën A27 pranë qytetit të Bredas, dhe të dy shoferët holandezë u arrestuan.
Më herët ditën e djeshme, ekipi i vëzhgimit në aeroportin Teuge dëshmoi se si dy pilotët anglezë përgatisnin avionin për një fluturim me destinacion Anglinë.
Po ashtu, edhe pilotët ranë në prangat e policisë.
Aeroplani i vogël me tetë vende, me licencë fluturimi dhe tabela aeronautike u konfiskua. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251