Tentoi të sulmojë fizikisht nënën e tij, policia arreston një person në Ferizaj


Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht nënën e tij.
Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa personi i dyshuar, pas intervistimit nga prokuroria është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































