LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të hidhet nga kati i 15-të, polici ukrainas e kap për dore gruan – e mbajti derisa erdhën kolegët për ta ndihmuar

Tentoi të hidhet nga kati i 15-të, polici ukrainas e kap për dore gruan – e mbajti derisa erdhën kolegët për ta ndihmuar

Një skenë e pazakontë ka ndodhur në Kiev të Ukrainës, ku policët kanë arritur ta kapin një grua e cila po bëhej gati të kërcente nga kati i 15-të i një ndërtese.

Pavle Bojarçuk dhe Aleksandar Golovitski kishin mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës që thuhej se një grua po tenton të kryej vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Pasi u shfaqën dyshja para ndërtesës, gruaja po qëndronte e varur në pjesën e jashtme të rrethojës mbrojtëse të tarracës së katit të 15-të, dhe po priste momentin kur do të hidhej.

Ata menjëherë u ngjitën larg, dhe pasi ajo i pa i hoqi duart nga rrethoja për t’u hedhur poshtë. Megjithatë, Pavle kërceu për ta kapur vetëm një sekondë para se trupi i saj të fillonte të binte.

Pavle me tërë forcën e mbajti për dore, e fqinjët që ishin në katin e 14-të e mbajtën për disa minuta për këmbë policin Pavle, derisa kolegu i tij Aleksandar mundoheshin gruan ta bindin që të bashkëpunojë dhe të ngjitet sërish lartë.

Situata u bë më dramatike kur në vend të ngjarjes mbërrit patrulla tjetër, kurse kamerat e vendosura në uniforma filmuan gjithçka.

Nga frika se do të tentojë sërish të hidhet, gruan janë detyruar t’ia vendosin prangat në njërën dorë e tjetrën për rrethojë derisa e futën në tarracë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori