LAJMI I FUNDIT:

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës – aviacioni federal amerikan e padit

Tentoi të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit, pasagjeren e lidhin për ulëse me shirit ngjitës – aviacioni federal amerikan e padit

Një pasagjere që po udhëtonte me aeroplanin e avikompanisë amerikane American Airlines, është lidhur me shirit ngjitës për ulësen e fluturakes, pasi kishte tentuar të hap derën e aeroplanit gjatë fluturimit.

Ajo është paditur nga Administrata e Aviacionit Federal, pasi nuk ka arritur të paguaj gjobën e paraparë me ligj, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Heather Wells, 34, e cila ishte në bord dhe po udhëtonte nga Dallas-Fort Worth drejt Charlote gjatë korrikut të vitit 2021, kur tentoi të hap derën e aeroplanit dhe ishte e dhunshme ndaj ekuipazhit dhe pasagjerëve të tjerë.


Tani ajo po përballet me pati, pasi nuk pagoi gjobën prej 81,950 dollarë që i ishte dhënë në vitin 2022.

Avokatja Jaime Esparza ka bërë një ankesë në Gjykatën e San Antonios lidhur me kërkesën e Aviacionit Federal për gjobën e majme.

Wells me gjasë ishte rrëzuar dhe kur pasagjerët e tjerë i ofruan ndihmë, ajo filloi t’i kërcënojë dhe sulmojë fizikisht – përfshirë edhe stjuardesat.

Për ta vënë situatën nën kontroll, ata u detyruan ta lidhin për ulëse me shirit ngjitës dhe sapo zbritën në aeroport u arrestua nga policia që ishte informuar për tentimin e saj për ta hapur derën e aeroplanit gjatë fluturimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Evropa
Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Amerika
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

Botë
Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Kroacia
Kështu e fundosën Houthit anijen me flamur grek

Kështu e fundosën Houthit anijen me flamur grek

Azia
Shikoni momentin e arritjes së stuhisë në Split

Shikoni momentin e arritjes së stuhisë në Split

Kroacia
Kalo në kategori