LAJMI I FUNDIT:

Tensioniet në Siri zbresin çmimin e naftës

Tensioniet në Siri zbresin çmimin e naftës

Të hënën në mëngjes gjatë tregtimit aziatik çmimi i naftës ra pasi tregjet hapën javën me kujdes duke ndjekur sulmet ajrore në Siri gjatë fundjavës.

Javën e kaluar çmimi i naftës ka arritur nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2014, ndërsa rritja e tensionit në Lindjen e Mesme i bëri tregtarët pak më të stresuar.


Kërcënimi i konfliktit dërgoi çmimet e naftës mbi nivelin e lartë të vitit të kaluar prej 66.66 dollarë për fuçi, duke e mbyllur në 67.33 dollarë për fuçi të premten pas tregtimit të lartë në 67.75 dollarë për fuçi më herët gjatë ditës.

Kompania Baker Hughes njoftoi se numri i puseve aktive të naftës në SHBA u rrit në 7 puse, ndërsa puset e gazit natyror u rriten me 5 puse. /Telegrafi/