LAJMI I FUNDIT:

Tensionet tregtare SHBA-Kinë vazhdojnë të rrisin çmimin e naftës

Tensionet tregtare SHBA-Kinë vazhdojnë të rrisin çmimin e naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar nisën me një vlerë më të lartë, pasi që Shtetet e Bashkuara lejuan kompanitë amerikane të tregtojnë me kompaninë kineze Huawei duke ulur ndjeshëm tensionet tregtare midis dy ekonomive më të fuqishme botërore.

Çmimi i markës ndërkombëtare Brent sot në mëngjes është 60.41 dollarë për fuçi, që është për 0.6 për qind më i lartë pas mbylljes të djeshme. Ndërsa, nafta WTI është 56.4 dollarë për fuçi me një rritje prej 0.5 për qind, përcjell Telegrafi.


Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, ka deklaruar se vendi i tij do të miratojë vazhdimin e tregtisë për 90 ditë të tjera në mes të kompanive amerikane dhe gjigantit kinez të telekomunikacionit Huawei, e cila përfundon më 19 nëntor.

Huawei u shpëton sanksioneve nga SHBA edhe për tre muaj të tjerë
Lexo po ashtu Huawei u shpëton sanksioneve nga SHBA edhe për tre muaj të tjerë

“Me Kinën po ja kalojmë mjaft mirë dhe po vazhdojmë me bisedime”, po ashtu përmes Twitterit është shprehur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Që të dyja deklaratat shihen si një paralajmërim për përfundimin e tensioneve tregtare në mes të dy ekonomive më të fuqishme dhe konsumatorëve më të mëdhenj të naftës, e cila do të shkaktojë rritjen e kërkesë së naftës këtë vit. /Telegrafi/