LAJMI I FUNDIT:

Huawei u shpëton sanksioneve nga SHBA edhe për tre muaj të tjerë

Huawei u shpëton sanksioneve nga SHBA edhe për tre muaj të tjerë

Departamenti amerikan i Tregtisë vendosi t’i japë Huaweit një afat të ri tre mujor i cili e lejon të bëjë tregti me kompanitë vendase në mënyrë që të vazhdoj t’u shërbejë konsumatorëve. Leja e përkohshme do të shtyhet edhe për 90 ditë të tjera për kompaninë.

Në muajin maj, Departamenti bëri të njëjtën gjë duke lejuar Huawei të blejë disa produkte amerikane menjëherë pas lëshimit të urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump.


Kjo u bë me qëllim që të mos kishte ndërprerje dhe dëm për konsumatorët të cilët operojnë rrjete kryesisht në zonat rurale në SHBA.

SHBA lejon tregtinë me Huawein në mënyrë të kufizuar
Lexo po ashtu SHBA lejon tregtinë me Huawein në mënyrë të kufizuar

Leja do të përfundonte më 19 gusht por tani u rinovua për herën e dytë dhe si rezultat Huawei mund të vazhdojë të ofrojë përditësime sigurie dhe të mirëmbajë rrjetet ekzistuese të telekomunikimit.

Situata e krijuar me Huawei është shndërruar në një element shumë të rëndësishëm në luftën tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

Lufta tregtare, SHBA e vendos në listë të zezë kompaninë kineze Huawei
Lexo po ashtu Lufta tregtare, SHBA e vendos në listë të zezë kompaninë kineze Huawei

Sipas Reuters, presidenti Donald Trump dhe ai Kinez Xi Jinping pritet të diskutojnë për Huawei në një thirrje telefonike këtë fundjavë.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei të cilin e akuzoi për spiunazh dhe e shohin si kërcënim për sigurinë kombëtare. /Telegrafi/