LAJMI I FUNDIT:

Tensione, naftë, sanksione – përse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Tensione, naftë, sanksione – përse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

“Një mision i mundshëm i huaj detar në Ngushticën e Hormuzit, ashtu si ai i propozuar nga Britania e Madhe pas konfiskimit nga ana e Pasdaranit të anijes cisternë Stena impero, do të kishte pasoja të paparashikueshme dhe mund të çonte në konfrontime të rrezikshme me Iranin”, tha Gjenerali i Brigadës Hossein Dehghan, këshilltar i mbrojtjes i udhëheqësit suprem Ali Khamenei.

Po pse këtë javë, kjo zonë lundrimi që ndan gadishullin arab nga brigjet e Iranit, u kthye në çështje ndërkombëtare? Pse është kaq strategjike?


Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me atë të Omanit, është vetëm 33 km e gjerë në pikën më të ngushtë kurse korsia e lundrimit, është vetëm 3 km e gjerë në të dy drejtimet.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë përpjekur gjithmonë të gjejnë rrugët e tjera për ta anashkaluar atë.

Prej këtu kalon një e pesta e naftës në botë, përcjell Shqiptarja.

Në vitin 2018 këtu kalonin rreth 21 milionë fuçi naftë në ditë (naftë, produkte nafte).

Arabia Saudite, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, të gjithë anëtarë të OPEC-ut, eksportojnë pjesën më të madhe të lëndës së parë nga kjo ngushticë.

Katari, i cili është eksportuesi më i madh në botë i gazit natyral të lëngshëm (Lng), i kalon gjithë kapacitetet e tij nga këtu.

Pas imponimit të sanksioneve amerikane, vendet e Gjirit Persik u lejuan të shesin naftë në tetë vende: Kinë, Greqi, Indi, Itali, Japoni, Korea e Jugut, Tajvan dhe Turqi.

Pastaj, Irani kërcënoi se do të ndalonte tregtinë botërore të naftës nga ngushtica e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin të mbytnin ekonominë lokale.

Flota e pestë amerikane është e vendosur në Bahrein dhe ka për detyrë të mbrojë transportuesit komercialë që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Disa incidente serioze të së kaluarës:

1980-1988 – Gjatë luftës Iran-Irak, të dy palët përpiqen të ndërpresin eksportet e tyre reciproke të naftës gjatë të ashtuquajturës Lufta e Tankerëve.

Korrik 1988 – Ushtria amerikane gjuan një avion iranian duke vrarë 290 pasagjerë në bord. Uashingtoni e konsideroi atë një aksident.

Viti 2008 – Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin për kërcënimin e tre anijeve të Marinës së SHBA në Ngushticën e Hormuzit.

Korrik 2010 – Anija cisterne japoneze M Star u sulmua në ngushticë nga një grup i quajtur Brigadat Abdullah Azzam lidhur me al Kaedën.

Janar 2012 – Irani kërcënon të bllokojë ngushticën në hakmarrje për sanksionet amerikane dhe evropiane për të frenuar programin bërthamor të Teheranit.

Korrik 2018 – Presidenti Hassan Rouhani tha që Irani mund të rrezikojë tregtinë globale të naftës që kalon nëpërmjet Ngushticës

Maj 2019 – Katër anije, nga të cilat dy anije cisternë të naftës Saudite, janë sulmuar në Gji jashtë ngushticës. Zyrtarët amerikanë fajësojnë Iranin, Teherani mohon çdo akuzë.

Qershor 2019 – Dy tankera janë sulmuar në jug të Ngushticës.

Qershor 2019 – Irani pretendon se ka qëlluar një avion amerikan.

Korrik 2019 – USS Boxer shkatërron një avion dron iranian në zonë duke deklaruar se kërcënonte sigurinë e anijeve të marinës amerikane. Irani mohon se ka humbur ndonjëherë ndonjë dronë.

Korrik 2019 – Irani sekuestron anijen britanike Stena Empire në Ngushticën e Hormuzit.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori