LAJMI I FUNDIT:

Tensione mes Pacollit dhe Konjufcës, shkak Enrique Rajs

Tensione mes Pacollit dhe Konjufcës, shkak Enrique Rajs

Gjatë raportimit para komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është përplasur me dy deputetët e këtij komisioni.

Shkak ishte pyetja e anëtarit të këtij komisioni i cili vjen nga Vetëvendosje Glauk Konjufca i cili pyeti  nëse Enrique Rajs është emëruar nga Pacolli si konsull nderi në Honduras.


“Para nja një apo dy muajsh mendoj se jeni bërë pjesë e disa lajmeve të cilat ndoshta edhe mund të jenë spekulime, por nga ju pritet që t’i qartësoni dhe nuk i keni qartësuar sa i përket emërimit të njëfarë Enrique Rajs nga Hondurasi si konsull nderi që është emëruar në Honduras. Problemi me këtë Enrique Rajs është që në dokumentet e fundit nga drejtësia amerikane të cilat janë botuar emri i tij del që të jetë i lidhur me krimin e organizuar dhe për këtë ka edhe një urdhëresat… A është e vërtetë që ka qenë në ekip së bashku me ju kur jeni takuar me politikanë të rëndësishëm”, e pyeti Konjufca Pacollin.

Reagimi i tensionuar dhe i shpejtë ka qenë ai i ministrit të Punëve të Jashtme i cili ka thënë se është person transparent dhe i ndershëm.

Ai tregoi se William Wolker ia kishte prezantuar Enrique Rajs për të cilin pati vetëm fjalë të mira teksa theksoi se fal tij Kosova ka marr dy njohje.

Pacolli pranoi se Rajs ka blerë edhe një apartament në hotelin e tij në Zvicër, dhe se sipas tij ai nuk është pjesë e krimit të organizuar për çka është akuzuar.

“Enrique Rajs një njeri për mua jashtëzakonisht korrekt, një burrë i vërtetë sepse ai derisa janë përfunduar dy njohje edhe njohja e Hondurasit edhe njohja e El Salvadorit ai ka qenë intensiv dhe na ka ndihmuar dhe mund t’iu them se nuk ia ka kushtuar Kosovës asnjë gjë, ai e ka sjell në vizitë në Kosovë edhe presidentin e Hondurasit, zotërinë Labo..Nuk është konsull nderi, nuk ka qenë konsull nderi asnjëherë unë e kam propozuar si konsull në ato kohë kur ai njeri më ka ndihmuar me këto dy njohje, por unë më nuk kam qenë në Qeveria, dhe në atë kohë mbetet i pa dekretuar si konsull nderi, dhe mes kohës kanë shkuar gazetat unë nuk kam pasur asnjë kontakt”, tha Pacolli.

Konjufca tutje e pyeti se a ka pasur lidhje biznesore me Enrique Rajs, e shpejt ishte përgjigja e Pacollit i cili tha se nuk ka pasur asnjë lidhje biznesore.

“A keni pasur ndonjë lidhje biznesore…biznesore asnjë lidhje  biznesore nuk kam pasur sepse unë nuk jam marr me biznes dhe nuk merrem me biznes…Në vitin 2011 nuk keni pasur kurrfarë lidhje biznesore..nuk kam pasur asnjë lidhje biznesore me të iu garantoj ai vetëm se më jep një kolateral për shkak të pagesës së apartamentit ..Ajo që mua më lëndon më së shumti është padrejtësia që i bëhet një njeriu që tri vjet ka vrapuar pas neve për t’i sjell dy njohje edhe sot ne e marrim dhe e bëjmë e nxijmë atë pa e ditur realitetin”, tha Pacolli.

Madje Pacolli 1 milion përqind është i shprehur i sigurt që akuzat ndaj Enrique Rajs janë spekulime, dhe se ai asnjëherë nuk është kërkuar nga Interpoli.

Gjatë këtij raportimi ministri i Jashtëm ishte shumë nervoz. Madje me një moment ai i tha deputetes së VV-së Fitore Pacollit që të mos zgërdhihet.

Pë këtë ka reaguar kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani duke kërkuar më shumë kujdes.

“Në komisionin e fundit kam qenë i akuzuar,  racist, seksist, a e kuptoni këtë, ju mos u zgërdhini fare me mua duhet me qenë të qartë”, tha Pacolli.

Gjatë raportimit të tij para komisionit për Punë të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se arsyeja e ngecjes së njohjeve ndaj shtetit të Kosovës është se Kosova nuk ka çka t’u ofrojë shteteve të mëdha, derisa nga shumë shtete të vogla e ka marr njohjen.

Sipas tij Serbia po bënë fushatë kundër Kosovës përmes dialogut të cilin po e konsideron se po diskutojnë rreth statusit të Kosovës.

Ai ka sqaruar se tërheqja e njohjes së shtetit të  Kosovës nuk është bërë as nga Madagaskari dhe as nga Guniea Bisao ashtu siç është raportuar nëpër media.

Si pasojë e mos njohjes së shtetit të Kosovës ai ka thënë se është edhe ndarja e shteteve në shtetet përkrahëse për Kinën, Rusinë dhe Perëndimin. Për çka tha se procesin e njohjes do e lehtësonte shumë edhe arritja e një marrëveshje me Serbinë.

Pacolli tha se si institucion i Kosovës kanë arritur ta njohin personin i cili po lobon kundër Kosovës, dhe që është pjesëtar i ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, dhe që jeton në Abu Dabi.

“Serbia e përdorë dialogun si dialog për statutin e Kosovës, atë nuk mund ta fsheh askush sepse ekziston në letrat e tyre dhe ekziston edhe një fakt se është rezoluta 1244 ata referohen menjëherë në datën dhe kur është bërë kjo rezolutë në Kombet e Bashkuara dhe secili ka qasje në këtë por edhe nuk e kanë cekur se nuk e kanë edhe një serbët që me rezolutën e asamblesë së Kombeve të Bashkuara që i jepet bashkësisë evropian e drejtat që të ndërmjetësoj dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kolumbi, dhe që Japonia nga janari i vitit të ardhshëm do të hap ambasadën e saj në Kosovë. Ndërsa, pohoi njohje nga disa vende të Afrikës. Ai tha se ka marrë konfirmimin se shteti i Etiopisë tashmë ka nisur procedurat për njohjen e Kosovës./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori