LAJMI I FUNDIT:

Tension në “Rrushe” – Çfarë ndodhi në episodin e 15-të?

Tension në “Rrushe” – Çfarë ndodhi në episodin e 15-të?

Seriali “Rrushe” po bëhet vërtetë i nxehtë. Në episodin e kaluar, atë të pesëmbëdhjetë, u zhvilluan shumë ngjarje që kanë tensionuar edhe më shumë situatën për personazhet kryesore të këtij seriali. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të shkurtër të asaj që ndodhi në episodin e fundit të “Rrushe”.

Episodi i 15-të filloi me Vesën, e cila pasi që zbulon se Berati është i përfshirë në vrasjen e Arben Ramës, viziton varrin e këtij të fundit dhe i kërkon falje. Më pas Vesa telefon Dinorën, apo ndryshe Flaka Lahun, dhe kërkon të takohet me të. Mirëpo, kur Vesa arrinë në shtëpi, aty sheh gjyshin Faruk dhe axhën e saj, Agimin. Agimi, i liruar nga policia për mungesa provash, ka ardhur të takohet me Mentorin dhe të flasin për borxhe.


Kur Vesa sheh se gjyshi i saj është aty, ajo telefonon Dinorën dhe i tregon se duhet ta shtyejë takimin pasi që gjyshi është aty për vizitë. Kur Dinora dëgjon këtë lajm, ajo sheh mundësinë më të mirë për të shkuar në fshat, më saktësisht në shtëpinë e Faruk Pirullit, që ta zbulojë fletoren e Lëvizjes Qëndresa, dhe njëkohësisht ta shfajësojë babain e saj, Musë Lahun.

Oficer Gashi zbulon fotografitë e Berat Hotit pranë vendit ku ka ndodhur krimi në episodin e dytë. Ai fotografitë ia ofron Agim Pirullit, i cili shfrytëzon mundësinë që ta shantazhojë Beratin. Agimi nga Berati kërkon që t’ia shesë tokat atij, e jo Vehbi Nallakut, personit me të cilin Berat kishte bërë marrëveshje.

Në anën tjetër, Dinora zbulon fletoren e Lëvizjes Qëndresa, teksa Vesa e pret atë në kafe te Dini. Te Dini shfaqet Berati, i cili tentojë t’ia tregojë Vesës të vërtetën, por kjo e fundit nuk e lejon atë të flasë. Aty plasë një sherr dhe Vesa mbetet edhe më e lënduar.

Fundi i episodit na lidhë dy shoqet në dy situata të ndryshme. Vesa fillon të brengoset për Dinorën dhe shkon në banesën e saj. Aty Vesa zbulon planin e Dinorës, letrën e babait të saj dhe të gjitha detajet tjera. Ndërkohë, Dinora ka marrë fletoren e Lëvizjes Qëndresa dhe po largohet nga fshati, kur një dru e godet në kokë dhe e rrëzon për toke.

Skena e fundit na tregohet nga perspektiva e Dinorës, ku shihet Faruk Pirulli me dru në dorë.

Episodin e 15-të e gjeni më poshtë, ndërsa këtë të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe 21:00 në gjirafaVideo mund ta ndiqni episodin më të ri të serialit “Rrushe”.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin: Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori