LAJMI I FUNDIT:

Tenisti rus vazhdon me veprime skandaloze edhe në Australian Open – u dashtë ndërhyrja e gjyqtarit

Tenisti rus vazhdon me veprime skandaloze edhe në Australian Open – u dashtë ndërhyrja e gjyqtarit

Daniil Medvedev ka prodhuar edhe një herë skena të shëmtuara, por tani në Australian Open, këtë herë duke i dhënë një tifozit një mesazh shumë të vrazhdë.

Reklama

Tenisti që gjendet në vendin e test në renditje botërore – bëri veprime skandaloze gjatë përballjes me amerikanin Marcos Giron.

Medvedev tregoi se është në të njëjtën formë që e shtyu atë në finalen e vitit 2022 kundër Rafael Nadal – i konsideruar gjerësisht si një nga finalet më të mira të Aussie Open ndonjëherë – derisa ia doli të fitonte ndaj Giron me rezultatet 6-0, 6-1, 6-2.

Skandali i Australian Open shkakton “tërmet” në rrjetet sociale shkaku i abuzimeve me fëmijët e topave
Lexo po ashtu Skandali i Australian Open shkakton “tërmet” në rrjetet sociale shkaku i abuzimeve me fëmijët e topave

Megjithatë, ai tregoi gjithashtu se është po aq i prirur për skandale, duke i thënë një tifozi që të zhduket në fundin e ndeshjes.

Turma mbeti e shtangur nga sulmi i tij i drejtpërdrejtë ndaj tifozit, duke gulçuar në mënyrë të dëgjueshme.

Gjyqtari i karriges veproi menjëherë, duke thënë: “Shkelje e kodit, turpësi e dëgjueshme, paralajmërim z. Medvedev”.

Megjithatë, rusi nuk kishte mbaruar. Ai e vështroi me shikim të ashpër dhe kërkoi që ata të heshtnin përpara se të bënin fytyra komike dhe të tundnin kokën përpara se të ktheheshin për të luajtur.

Në vitin 2022, Medvedev u zemërua në mënyrë famëkeqe me tifozët në Melbourne Park, derisa kishte përplasje edhe me tenistin grek Stefanos Tsitsipas dhe arbitrin e karriges në gjysmëfinalen e tyre vitin e kaluar.

Medvedev gjithashtu u përjashtua në mënyrë famëkeqe nga kampionati i Wimbledon 2022 së bashku me të gjithë konkurrentët rusë dhe bjellorusë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

Messi u kërkon klubeve tjera ta ndihmojnë për të nënshkruar me Barcelonën

La Liga
Përfitimet marramendëse në muaj, javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë të Benzema te Al-Ittihad

Përfitimet marramendëse në muaj, javë, ditë, orë, minutë dhe sekondë të Benzema te Al-Ittihad

Ligat tjera
Busquets tregon tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Barcelona

Busquets tregon tre lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Barcelona

La Liga
Ten Hag përgatitet për largimin e tetë lojtarëve të Man Utd

Ten Hag përgatitet për largimin e tetë lojtarëve të Man Utd

Premier League
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

Serie A
Kalo në kategori