LAJMI I FUNDIT:

Ten Hag pyetet dy herë për rastin me Mason Greenwood

Ten Hag pyetet dy herë për rastin me Mason Greenwood

Duke folur për mediat përpara ndeshjes me Nottingham Forestin në fundjavë, Erik ten Hag ka refuzuar të komentojë vendimin e klubit për të hequr qafe Mason Greenwoodin.

Herën e parë që u pyet për këtë temë, holandezi deklaroi: “Shiko, ne nuk jemi aty ku duam të jemi me ekipin tonë, unë kam shumë punë dhe shumë fokus në ekipin tim, kështu që fokusohem te lojtarët të cilët janë në dispozicion”.


“Unë kam vetëm deklarata për performancën tonë, skuadrën tonë, ku duhet të përmirësohemi. Sepse është e qartë, ne duhet të përmirësohemi. Unë duhet të bëj çdo përpjekje për ta bërë skuadrën të performojë. Unë fokusohem në skuadrën aktuale”.

Morën shumë yje nga Evropa, por tani Arabia Saudite refuzon një lojtar nga kontinenti i vjetër
Lexo po ashtu Morën shumë yje nga Evropa, por tani Arabia Saudite refuzon një lojtar nga kontinenti i vjetër

“Lojtarët në dispozicion. Edhe një herë, ajo që presin tifozët e Manchester United është fitorja dhe unë jam përgjegjës për këtë dhe duhet të bëj të gjitha përpjekjet dhe fokusin tim dhe të na bëj të luajmë më mirë se tani”, ka shtuar më tej tani.

Kur u pyet nga një gazetar tjetër për situatën e Greenwood, Ten Hag përsëriti pikën e tij: “Unë fokusohem në skuadrën aktuale dhe lojtarët që kam në dispozicion”.

Man United ka konfirmuar zyrtarisht se Greenwood do të largohet nga klubi këtë verë pas kryerjes së një hetimi të brendshëm mbi akuzat për përdhunim dhe sulm ndaj 22-vjeçarit që luajti për herë të fundit për klubin në janar 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori