LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat prej më shumë se 40 gradë Celsius vazhdojnë në Evropë, SHBA-ja po përgatitet për nxehtësi rekord

Temperaturat prej më shumë se 40 gradë Celsius vazhdojnë në Evropë, SHBA-ja po përgatitet për nxehtësi rekord

Temperaturat në të gjithë pjesët e Evropës mbeten mbi 40 gradë Celcius, ndërsa janë ndezur zjarret në Greqi.

Erërat pranë Athinës kanë nxitur një zjarr të madh afër kryeqytetit grek, duke i detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka djegur 35 km katror pyje dhe shkurre.


Autoritetet kishin deklaruar se zjarri i madh u kontrollua gjatë natës të mërkurën, por zjarrfikësit humbën kontrollin pasi ndikuan erërat e mëdha, thanë zyrtarët.

Temperaturat e larta në Turqi, disa qytetarëve pantoflat iu shkrihen në rrugë
Lexo po ashtu Temperaturat e larta në Turqi, disa qytetarëve pantoflat iu shkrihen në rrugë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se “kohët e vështira nuk kanë mbaruar ende”, duke shtuar se “ne po përballemi me një tjetër valë të nxehtit dhe një fuqizim të mundshëm të erërave… kërkohet vigjilencë absolute dhe gatishmëri absolute gjatë ditëve në vijim”.

Ndërsa temperaturat pritet të ftohen pak deri në mes të 30 gradë Celsius, Zyra Metologjike parashikon se ato do të rriten sërish në rreth 41 gradë Celsius të dielën, raporton skynews.

Spanja dhe Italia janë përballur gjithashtu me nxehtësi të madhe ditët e fundit, me Murcia në Spanjën jugore dhe ishullin italian të Sicilisë që të dyja kanë barrën e nxehtësisë 44 gradë Celsius, me paralajmërime publike të lëshuara për fëmijët dhe të moshuarit.

Shërbimi spanjoll i lajmeve EFE tha se një burrë maroken vdiq në Murcia nga problemet e lidhura me nxehtësinë.

Termometri gjigant në Kinë regjistroi temperaturën prej 80 gradë Celsius, turistët kureshtarë me kapele e çadra bënin selfie
Lexo po ashtu Termometri gjigant në Kinë regjistroi temperaturën prej 80 gradë Celsius, turistët kureshtarë me kapele e çadra bënin selfie

Ndërkohë në SHBA, Arizona po përgatitet për temperatura më të larta se 48 gradë Celsius – dita e 21-të me radhë që nxehtësia ka tejkaluar 43 gradë Celsius.

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, e cila nuk është e panjohur për temperaturat e larta, një burrë 71-vjeçar u rrëzua dhe vdiq në fillim të javës, me rojet në Parkun Kombëtar që raportuan se ka të ngjarë të ishte më nxehtë se 50 gradë Celsius.

Lugina e Vdekjes, pika më e ulët në SHBA, mban rekordin për temperaturën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë, në 56.7 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori