LAJMI I FUNDIT:

Telekomi i Kosovës njofton se sonte të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala

Telekomi i Kosovës njofton se sonte të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala

Telekomi i Kosovës me anë të një njoftimi për media ka thënë se sonte në mesnatë të gjithë numrat e Z-Mobile do të kalojnë në Vala.

Sipas Telekomit, për këtë rast do të mbahet edhe një ceremoni zyrtare lidhur me kalimin e këtyre numrave.

“Ftoheni që me datë 28.11.2019, SONTE, në ora 00:00 të merrni pjesë në ceremoninë zyrtare të kalimit të të gjithë numrave ZMOBILE në platformën e VALA-së. Ngjarja do të organizohet në ndërtesën kryesore të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ditë më parë kishte njoftuar se numeracioni i cili është aktualisht në dispozicion nga Dardafone.net [Z-Mobile], pas kalimit të periudhës tranzitore, t’i kaloj për përdorim Telekomit të Kosovës.

ARKEP: Pas periudhës tranzitore të gjithë numrat e Z-Mobile do t'i kalojnë Telekomit
Lexo po ashtu ARKEP: Pas periudhës tranzitore të gjithë numrat e Z-Mobile do t'i kalojnë Telekomit

Lidhur me këtë, ARKEP sqaron se shfrytëzuesit nuk do të kenë ndërprerje të shërbimeve. /Telegrafi/