LAJMI I FUNDIT:

The Telegraph: Futbolli i jep krahë Kosovës, pas historisë së përgjakshme

The Telegraph: Futbolli i jep krahë Kosovës, pas historisë së përgjakshme

Mediumi i madh anglez, Telegraph, e ka publikuar një artikull për historinë e Kosovës dhe arritjet e saj të fundit në futboll, të titulluar “Futbolli i jep krahë Kosovës, pas daljes nga historia e përgjakshme”.

Shkrimi i plotë i The Telegraph së bashku me Shefki Kuqin:

Shefki Kuqi, ai sulmues i mrekullueshëm i dekadës së kaluar, ishte në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, në atë ditë qershori të vitit të kaluar, kur Zvicra e mposhtin Serbinë në Kupën e Botës dhe ai ende nuk arrin t’i përshkruajë me fjalë emocionet që i kishte ndierë.

“Ju thjesht duhet të shkoni në Youtube dhe ta dëgjoni se si çmenden komentatorët”, deklaron ai. “Në qytet, njerëzit festuan gjithë natën, në vetura e në rrugë, pasi që djemtë nga Kosova i shënuan golat, për Kosovën ishte si Kupa jonë e Botës”. Ai ndalet për pak kohë, “Për Kosovën, ajo ishte finalja jonë e Kupës së Botës”.

Për ta kuptuar pse ju duhet ta dini historinë dhe, si shumë kosovarëve të tjerë, edhe jeta e Kuqit u formësua nga lufta në Ballkan.

Ai luajti për 10 klube vetëm në futbollin anglez dhe u pensionua pas një karrierë 20-vjeçare, por ai et për atë ndeshje në Kaliningrad i mahnitur.

Tani, në jetën e këtij vendi të ri, për të cilin futbolli është një fuqi e madhe kulturore, do të ketë një moment tjetër historik: ekipi kombëtar i Kosovës do të luajë kundër Anglisë për herë të parë – në kualikimet për EURO 2020, të martën në Southampton.

Verën e kaluar, ishin golat nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në minutat e fundit që ia fituan Zvicrës një ndeshje, ku kundërshtari e kishte një rëndësi që as nuk ka nevojë të sqarohet.

Ylli i Arsenalit u lind në Basel dhe prindërit e tij janë shqiptare e madje babai i tij ishte i burgosur politik dhe për këtë arsye e kishte shpërngulur familjen e tij nga Prishtina.

Shaqiri u lind në lindje të Kosovës dhe u shpërngul si njëvjeçar me familjen e tij në Zvicër.

Kuqi ishte 12-vjeçar kur familja e tij, shqiptare, u shpërngul nga Kosova, një udhëtim traumatizues me nënën e tij përmes Beogradit të rrezikshëm në rrugën për t’u takuar me babanë e tij në Finlandë. “Në kohën time, nuk kisha pasur opsion”, thotë Kuqi përderisa flet për karrierën në Kosovë.

Ai u bë i njohur si golashënues në Finlandë në vitet em 90-ta, para se t’i bashkohej Stockport Countryt në vitin 2001. Kuqi është mirënjohës për gjithçka që i dha futbolli finlandez dhe anglez, pasi që anëtarësimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, në vitin 2016 erdhi shumë vonë për karrierën e tij.

Kosova e luajti ndeshjen e parë zyrtare, të njohur nga FIFA, pak se tre vjetësh, një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Finlandës dhe që nga atëherë kosovarët e kanë fituar grupin e tyre në Ligën e Kombeve.

Ata janë të pamposhtur që 15 ndeshje dhe të shtunën e mposhtën Republikën Çeke me rezultat 2:1.

Njohja erdhi shumë vonë për një tjetër gjeneratë të shqiptarëve – Xhaka, Shaqiri, Valon Behrami, Adnan Januzaj luajnë për Kombëtare të tjera – por, edhe kështu, kombi me 1.8 milion banorë është bërë konkurrues në vetëm pak kohë.

Është e pamundur të flasësh për Kosovën pa folur për luftën dhe bombardimet e NATO-s që i detyruan forcat serbe të tërhiqen.

Pas asaj ndeshjeje kundër Serbisë verën e kaluar, Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën nga FIFA pasi që festuan duke e bërë shqiponjën me duar, pasi që festimi e përfaqësonte flamurin e Shqipërisë dhe konsiderohej deklaratë politike.

Për ta përshkruar marrëdhënien e Kosovës me Serbinë në aspektin sportiv është plotësisht joadekuate për shkak të asaj që ishte bërë në territorin kosovar gjatë luftës.

Është një trashëgimi shumë më komplekse dhe më e dhimbshme sesa çfarëdo gjë tjetër me të cilën kemi të bëjmë në futboll, përkundër që futbolli është mënyra më e mirë e Kosovës për ta shprehur kombësinë e vet. Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe dy skuadrat nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës për shkak të rregullave të UEFA-s.

Kushërinjtë e Kuqit qëndruan në Kosovë dhe e përjetuan luftën, ashtu siç bëri edhe gruaja e tij.

“Ajo i ka parë njerëzit, shumë njerëz, duke u qëlluar me armë brenda një apo dy minutave. Ajo ka parë gjithçka. Është e vështirë të kuptohet ajo ndjenjë nëse nuk ke parë diçka të tillë. Ata u larguan nga një vend në tjetrin në tentim për të mbijetuar. Ne nuk flasim për luftën sepse pikëllohemi”, thotë Kuqi.

Shefki Kuqi thotë se ka mirëkuptim për futbollistët e lindur në vitet e 90-ta që nuk mund ta prisnin Kosovën për ta nisur karrierën ndërkombëtare.

“Xhaka dhe Shaqiri u rritën në Zvicër, në vendin që u dha atyre shumë mundësi. Nuk është e lehtë t’ua kthesh shpinën. Ti nuk e di se sa Kupa të Botës do të kesh, nuk është se luan futboll derisa të vdesësh”.

Nga skuadra aktuale e Kosovës ai e zgjedh Milot Rashicën, mesfushor në Werder Bremen, dhe Arbër Zenelin, sulmues i Reims, që të dy për momentin të lënduar. Mesfushori i Swansea Cityt që më parë luante në Manchester City, Bersant Celina, është një tjetër yll.

Por, ata janë me fat me këtë gjeneratë të re. Me pranimin e Kosovës në UEFA, tani ata e kanë mundësinë të garojnë në Evropë. Kishte gjenerata të plotë të futbollistëve kosovarë që e humbën këtë mundësi për shkak të luftës dhe, në shumë aspekte, atëherë 12- vjeçari Kuqi ishte njëri prej të paktëve me fat.

Ai arriti ta ketë një karrierë të mrekullueshme përmes talentit dhe përkushtimit dhe që kur u pensionua në vitin 2016 e ka marrë edhe një licencë të FIFA-s. Ky regjion i ish-Jugosllavisë është njëra ndër qendrat më të mëdha të botës për prodhimin e futbollistëve elitarë, i papenguar nga lufta që ishte shumë shkatërruese për shumë njerëz. E fundit prej vendeve që janë shfaqur nga ai regjion është Kosova, ku Kuqi thotë se “futbollin e kemi në gjak”.

Duke parë se sa shumë kanë luftuar për ta pasuar ekipin e vet kombëtar, është e vështirë ta kundërshtosh.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori