LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi sjell rubrikën më të kompletuar për art dhe kulturë

Telegrafi sjell rubrikën më të kompletuar për art dhe kulturë

Lexues të nderuar, në vazhdën e investimeve që bën portali i lajmeve Telegrafi.com, risi e radhës është rubrika e rikonceptuar dhe ridizajnuar e Kulturës.

Kjo rubrikë, me shumë kategori dhe nënkategori (teatër, film, pikturë, skulpturë, fotografi, karikaturë, dizajn, muzikë, poezi, analizë…), do të jetë pasqyra më e mirë e vlera artistike e shpirtërore, jo vetëm te ne po kudo në botë. Në të vend do të ketë lajmi dhe pasqyrimi i së vërtetës e assesi i preferencave individuale. Kjo rubrikë, më e kompletuara në mediat shqiptare, është dëshmi e synimit të Telegrafit për zhvillimin e hapësirës mediatike në Kosovë. Arti dhe kultura sot nuk zë vend të merituar mes shqiptarëve (sepse sipas rezonit të shumicës, nuk janë profitabile)! Por, ekipi i Telegrafit është i përkushtuar në promovimin e saj, të vetëdijshëm për rëndësinë që ka kjo për të tashmen dhe të ardhmen e një populli – të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë.


Në rubrikën e Kulturës të pranishëm do të jenë emra të njohur të artit shqiptar. Por, Telegrafi është i hapur për bashkëpunime të reja. Ndaj, për çdo bashkëpunim mund të na kontaktoni në këtë adresë: kultura@telegrafi.com.

Lexues të nderuar, ju falënderojmë për besimin e deritashëm. Urojmë që pjesë e këtij besimi dhe e interesit tuaj të jetë edhe rubrika e re e dedikuar për ju. /Telegrafi/