Portieri i Real Madrid ishte nga njëra anë e linjës dhe kapiteni i Barcelonës, Xavi nga ana tjetër.

Casillas e mori në telefon kolegun pas një zënke masive në “El Clasico”. Ai ishte i nevrikosur kur biseda nisi, por toni i zërit ndryshoi kur Xavi, një nga miqtë e tij më të mirë në futboll, i tha se të dyja skuadrat duhet të ndryshonin sjellje. Biseda u mbyll me tone gazmore dhe Mourinho u tërbua.


Për Jose Mourinho, kjo sjellje ishte një tradhti. Ai kishte vendosur se e vetmja mënyrë për të mposhtur Barcelonën ishte lufta. Portugezi nuk e pranonte flamurin e bardhë që kishte ngritur Casillas, transmeton Telegrafi.
Marrëdhënia e vështirë mes Casillas dhe Mourinho nisi në vitin 2010, kur “Special One” shkoi në Madrid.

Casillas sapo kishte fituar Kupën e Botës dhe nuk e pëlqeu mendimin e Mourinho, që Madridi nuk mund të përballej me Barcelonën, vetëm duke luajtur futboll.

Ishte sezoni i tretë dhe i fundit i Mourinho dhe Casillas së bashku, ai që shënoi divorcin përfundimtar. Kur mori Diego Lopez nga Sevilla, pikërisht gjatë prezantimit të këtij të fundit, trajneri portugez tha “Ashtu si Casillas do të preferonte një trajner tjetër si Del Bosque apo Pellegrini edhe unë mund të them se preferoj një portier tjetër. Për sa kohë unë jam trajner i Realit, titullar do të jetë Diego Lopez.” Beteja e radhës do të jetë të martën në Champions League. “Nuk kemi pasur një marrëdhënie të mirë, kaq mund të them”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app