Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) thonë se në Maqedoni, 79,3% e amvisërive, në çerekun e parë të vitit 2018 kishin qasje në internet.

70,4% e amvisërive përdorin interent të linjës fikse dhe mjaft të shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

79,2% e qytetarëve të moshës 15 deri 74 vjeçare kanë përdorur internet, ndërsa 68,7% kanë përdorur internet për çdo ditë, ose thuajse për çdo ditë.

Telefoni celiular, apo i mençur ka qenë mjeti më i shfrytëzueshëm për qasje në internet. 91,8% e personave të moshës 15 deri 24 vjeçare janë ata që e përdorin më së shumti internetin në telefonat e mençur.

31,6% kanë kryer blerje përmes internetit./Telegrafi/