LAJMI I FUNDIT:

Teksa Ukraina sheh kah e ardhmja, anashkalojeni BE-në!

Teksa Ukraina sheh kah e ardhmja, anashkalojeni BE-në!
Ilustrim

Nga: Joseph C. Sternberg / The Wall Street Journal
Përkthimi: Telegrafi.com

Donatorët, investitorët, ukrainasit dhe profiterët e ndryshëm do të mblidhen në Londër, gjatë javës së ardhshme, për një tjetër seri të konferencave për rindërtimin e Ukrainës së pasluftës. Mund të duket e parakohshme, duke pasur parasysh se sa larg – për momentin – është Ukraina nga “paslufta”, por ta kesh një ide se ku shteti dëshiron të përfundojë kur luftimet mbarojnë, kjo në rend të parë ka dalë të jetë një element i rëndësishëm për arritjen e çdo lloji të fitores.


Sfida e Kievit, gjatë gjithë luftës, ka qenë t’ia shpjegojë politikanëve dhe elektoratit skeptikë perëndimorë, se pse prej donatorëve demokratë Ukraina po kërkon mbështetje ushtarake ose financiare. Duhet të jetë e qartë se nuk është në interesin e askujt që ta lejojë një fuqi autoritare revanshiste, si Rusia e Vladimir Putinit, që t’i rivizatojë me forcë kufijtë e Evropës. Por, pakicat e zhurmshme, në shumë politika perëndimore, janë shpërqendruar nga kjo për shkak të realitet të historisë post-sovjetike të Ukrainës, si rast i krizave politike dhe ekonomike.

Në dekadat e fundit, Ukraina thjesht ishte shumë ruse që të mund ta paraqiste veten si aspirante e besueshme dhe e vlefshme për t’u bashkuar me Evropën demokratike – politikisht ishte shumë kaotike, ekonomikisht shumë sklerotike, ishte shumë e korruptuar. Duket se për disa perëndimorë, uverturat perëndimore në Ukrainë i kanë dëmtuar më shumë interesat e Perëndimit sesa të Rusisë. Dëshmitarët e akuzave thonë se korrupsioni parazitar i Ukrainës ka gjetur mikpritës të gatshëm te personat si Hunter Biden [djali i Joe Bidenit].

Asnjë nga këto nuk e justifikon pushtimin e z. Putin, e lëre më brutalitetin tronditës të përpjekjeve ruse të luftës. Por, tregon se si Kievi e gjen veten në situatën ku duhet të luftojë historinë e vet të keqe, për ta marrë ndihmën që i nevojitet e për ta luftuar pushtuesin. Presidenti Volodymyr Zelensky duket se këtë po e kupton, gjë që mund të jetë arsyeja se pse ai po i shtyn përpara ndjekjet penale të korrupsionit – brenda ushtrisë ukrainase – në mes të një konflikti ekzistencial. As ndihma ushtarake dhe as ndonjë ndihmë tjetër nuk do të rrjedhë, nëse Kievi nuk mund të fillojë të kontrollojë sundimin e vet të ligjit – të paktën këtë.

Kjo është arsyeja se pse sot më shpesh dëgjohet sugjerimi se rruga përpara për Ukrainën e kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në të gjitha aspektet. Kjo nuk është ide e çmendur, por nuk është domosdo ide e mirë.

Rasti për anëtarësimin e Ukrainës në BE, paraqet një proces shumëvjeçar të përgatitjes për anëtarësim, që përfshin plotësimin e një liste të gjatë të reformave në tregje, qeverisje, sundim të ligjit dhe të ngjashme. Përmbushja e të gjitha këtyre kërkesave, vendin aspirues për anëtarësim e bën shumë më funksional se sa ishte në fillim, një reformim që Ukrainës i duhet shumë për ta mbajtur mbështetjen evropiane. Alternativa është t’ua shpjegojë taksapaguesve evropianë se përse po shpenzojnë kaq shumë burime për ta rregulluar rrëmujën e një vendi.

Në fund të këtij kërkimi të reformave, vendi aspirant për BE shpërblehet me anëtarësimin në një treg të vetëm të pamasë që zhbllokon pikërisht atë lloj tregtie, të investimeve dhe të migracionit të sektorit privat, për çfarë Ukrainës i duhen shumë dekada për ta rindërtuar veten. Gjatë gjithë rrugës, anëtari i mundshëm mund të shpresojë të përfitojë nga shumat e bollshme të parave të gatshme të taksapaguesve evropianë, për të ndihmuar financimin e tranzicionit, gjë që vendi marrës i “fiton” duke i zbatuar rregullat e BE-së dhe duke e treguar përkushtimin e vet për të qenë lojtar i mirë i ekipit evropian.

Kjo tingëllon bukur, por është menjëherë e qartë se pse nuk do të ndodhë së shpejti.

Megjithëse BE-ja ka mirëpritur shumë anëtarë të rinj nga ish-blloku lindor, gjatë dy dekadave të fundit, ajo kurrë nuk e ka marrë përsipër një sfidë si Ukraina. Shumica filluan në një lloj të “vitit zero” institucional. Qeverisja e tyre komuniste ishte në rrënim dhe një shtet zëvendësues nuk ishte ende i ngulitur. Ukraina, nga ana tjetër, vjen me tri dekada të oligopolit dhe korrupsionit të ngulitur të stilit rus që duhet kapërcyer. Kjo ka rëndësi, sepse standardet e reformës së BE-së nuk e kanë asnjë mekanizëm zbatues, përveç entuziazmit të vetë anëtarit të mundshëm për t’i përmbushur ato.

As BE-ja në formën e saj moderne, nuk e ka mirëpritur ndonjëherë një shtet të ri anëtar, kufijtë e pazgjidhur të të cilit ishin, ose mund të bëhen, burim konflikti me një fuqi të madhe armiqësore.

Këto janë vetëm dy prej shumë problemeve të mëdha me të cilat përballet anëtarësimi i Kievit, gjë që sugjeron se çfarëdo zhurme që del nga konferenca e Londrës e javës së ardhshme, anëtarësimi në BE nuk ka të ngjarë të jetë pjesë kyçe e planit të Ukrainës. Kjo nuk është gjë e keqe. Mbrojtësit e anëtarësimit në BE, brenda dhe jashtë Ukrainës, e trajtojnë idenë si stenografi të përshtatshme për “reformën”, por nuk është e qartë se adoptimi i statizmit francez ose gjerman, të filtruar përmes Brukselit, është lloji i reformës që do ta ndihmonte më së miri një vend si Ukraina. Ndoshta është e kundërta.

Sfida e Ukrainës do të jetë që ta zhvillojë – dhe më pas të zbatojë – një vizion të vetvetes që mund t’i arsyetojë ukrainasit që kanë vuajtur kaq shumë gjatë luftës, si dhe t’i frymëzojë investitorët dhe donatorët që do të jenë shumë të rëndësishëm për rindërtimin. Nuk është shumë herët t’ia filloni të kuptoni se cili duhet të jetë ai vizion. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori