LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia informative qelës për zhvillimin ekonomik

Teknologjia informative qelës për zhvillimin ekonomik

Zhvillimi i ekonomisë së Kosovës duhet të shihet nga zhvillimi i teknologjisë informative, u tha në konferencën nacionale për programin e ekonomisë digjitale të Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se projekti më kulmor është ai për ekonominë digjitale.


“E ardhmja e ekonomisë sonë duhet të shihet kah perspektiva e zhvillimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike dhe jo rastësisht në udhëtimin tonë tashmë do të thosha gati 16 mujor, së bashku me BB të cilët janë jashtëzakonisht të përkushtuar në këtë fushë po bëjmë edhe aktivitete besoj edhe të arritura konkrete sa i takon fushës së TIK-ut, mendoj njëri nga ato i cili ka kulmuar në këtë nivel është programi për ekonominë digjitale, ku unë dua t’i falënderoj sidomos bartësit e kësaj nisme”, tha ai.

Edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se ministria që ai e drejton ka bërë hapa për ta zhvilluar sektorin e teknologjisë informat ive, me heqjen e TVSH-së për importimin e pajisjeve teknologjike.

“Mendoj që ka potencial të jashtëzakonshëm ky sektor për çështje të punësimit të të rinjve që po mbarojnë në këtë sektor. E përmendët edhe ju në sektorin publik kemi bërë disa lëvizje për të përkrahur këtë zhvillimin e këtij sektori, vitin e kaluar pjesë të pakos fiskale kanë qenë lirimi nga TVSH me rastin e importit të të gjitha pajisjeve të teknologjisë së informacionit dhe unë shpresoj që kjo e ka dhënë efektin e parë në nxitje të investimeve në këtë sektor dhe në krijimin e atyre kompanive edhe konkretizimin e iniciativave të ndryshme të ekspertëve”, deklaroi ai.

Kurse, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë e Maqedoni, Marco Mantovanelli, tha se ekonomia e Kosovës duhet të jetë e konkurrueshme edhe jashtë shtetit.

“Ne jemi në një fazë ku jemi duke zhvilluar strategji të reja partneriteti me Kosovën dhe si pjesë e këtij procesi ne bëjmë analiza të sfidave, të mundësive për të avancuar agjendën e prosperitetit dhe është bërë shumë e qartë se një qelës për zhvillimin e Kosovës është zhvendosja progresive e ekonomisë drejt produktivitetit të brendshëm dhe konkurrueshëmrisë së jashtëm, është një ekonomi e vogël dhe ky është i vetmi recetë për këtë”, ka deklaruar ai.

Në konferencë janë bërë prezantime të ndryshme sa i përket zhvillimit të ekonomisë përmes teknologjisë së informacionit nga përfaqësues të institucioneve por edhe zhvillues të programeve për punësim online. /Telegrafi/