LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia digjital jetëson Klimtin (Foto/Video)

Teknologjia digjital jetëson Klimtin (Foto/Video)

Të shëtisësh mes luleve të tij dhe të ndihesh shumë i vogël përballë “Puthjes” të projektuar në një ekran të madh. Veprat e Gustav Klimtit marrin jetë ndryshe dhe zbulojnë detajet në një ekspozitë digjitale në Paris.

Me ndihmën e 140 videoprojektorëve dhe nën tingujt e valseve dhe muzikës së Vjenës të fund shekullit XIX, veprat e piktorit austriak (1862-1918) veshin 3,300 metrat katrorë të sipërfaqes së projektuar te vendi i quajtur ndryshe ”Atelieja e dritave”.

“Është instalacioni më i madh digjital i këtij lloji në botë”, theksoi Bruno Monnier, presidenti i “Culturespaces”, shoqëri private, përgjegjëse për vendin që hapet për publikun të premten me këtë ekspozitë të parë. /Telegrafi/