LAJMI I FUNDIT:

TEB: Nuk janë të vërteta lajmet për shitje

TEB: Nuk janë të vërteta lajmet për shitje

Përmes një deklarate për media banka TEB Sh.A ka mohuar se lajmin se kjo bankë e cila operon kë Kosovë do t’i shitet bankës Raiffeisen.

“Lajmi që TEB Sh.A. do t’i shitet bankës Raiffeisen me origjinë austriake që vepron në Kosovë nuk e pasqyron realitetin. TEB Sh.A, e cila vepron në Kosovë që nga viti 2008 është e vendosur të vazhdojë me përkrahjen e ekonomisë dhe shoqërisë kosovare, sikur deri me tani.


Me rrjetin e gjerë të degëve të bankës dhe me mundësitë e punësimit me mbi 600 punonjës, banka është një nga bankat kryesore në Kosovë dhe është lidere me 66% të tregut në lidhje me tregun e kartave të kreditit. Si banka e dytë për kredi individuale, TEB Sh.A. ka një rol të rëndësishëm në vend me kreditë e saj bujqësore dhe ofron projekte në lidhje me grante ndërmarrëse. Sa i përket performancës së saj financiare, banka është e njohur dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, si dhe përfaqëson me sukses Kosovën.

Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë besimin tonë se TEB Sh.A. do të ndjekë strukturën e saj të fortë financiare në Kosovë dhe se ne nuk e konsiderojmë lajmin në fjalë si pasqyrim të realitetit, prandaj ne ju lutemi t’i bëni korrigjimet e nevojshme”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/