LAJMI I FUNDIT:

Teatrot e qyteteve të Kosovës, së shpejti me ligj të ri

Teatrot e qyteteve të Kosovës, së shpejti me ligj të ri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në një takim pune drejtorët e teatrove të qyteteve kryesore të Kosovës dhe përfaqësuesit e Sindikatës së Teatrove të Kosovës.

Në këtë takim ministri diskutoi për mundësinë e përmirësimit kushteve të tyre të punës dhe stabilitetit të tyre financiar. Ai e përfaqësuesit biseduan edhe për hartimin e projektligjit për teatrot. Gashi njoftoi se në këtë fazë MKRS-ja është duke e përgatitur koncept dokumentin i cili do të miratohet në Qeveri duke i hapur rrugën ligjit të ri në pjesën e parë të vitit 2019.


“Ndër të tjera, ligji do të parasheh rritjen e buxhetit dhe avantazhet tjera. Po ashtu, kjo politikë e re do të obligojë komunat dhe kryetarët e tyre që të ndajnë buxhet shtesë për teatrot dhe rritjen e numrit të stafit dhe futjen e tyre në lista të rregullta të pagave”, shpjegoi ministri. /Telegrafi/