LAJMI I FUNDIT:

A do të votohet sot marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi?

A do të votohet sot marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi?

Në ora 16:00 është ftuar seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Ani pse gjithçka dukej e përfunduar pas marrëveshjes se partive politike shqiptare në Qeveri dhe LDK-së, në momentet e fundit ka dal një problem pasi që deputeti i LDK-së, Ramiz Kelemendi ka thënë se për shkak të arsyeve shëndetësore nuk do të jetë në seancë.


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk do të merr pjesë në seancën për demarkacionin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, por siç tha ai edhe më herët ia ka bërë me dije shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit se nuk do ta votoj marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ndryshe ditë më parë në AAK kishte kaluar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi dhe besohej se më këtë votë do të siguroheshin votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit.

Deputeti tjetër, Adem Hoxha që është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe, e cili është përmendur si njëri nga deputetët e kësaj liste që do të votojë pro marrëveshjes, ai nuk ka është deklaruar për media lidhur me këtë.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje nga ai mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe çështja e demarkacionit me Malin e Zi ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori