LAJMI I FUNDIT:

“Të vdes a të rroj”, dilema e Vincent Lambert që po përçan familjen dhe Francën (Foto)

“Të vdes a të rroj”, dilema e Vincent Lambert që po përçan familjen dhe Francën (Foto)

Ndaj Vincent Lambert, 42 vjeç, rasti i të cilit është vendosur në qendër të debatit për të drejtën për të vdekur në Francë përgjatë dekadës së fundit, pritet të marrë fund trajtimi mjekësor gjatë kësaj jave. Ai ndodhet në gjendje vegjetative që prej një aksidenti me motoçikletë në vitin 2008.

Familja e tij ka qenë thellësisht e përçarë mbi kujdesin mjekësor që duhej dhënë ndaj tij. Bashkëshortja kërkon që mbajtja artificialisht në jetë të marrë fund, ndërkohë që prindërit këmbëngulin se ai duhet të vijojë “të jetojë”.


Çështja në fakt i tejkaloi kufijtë e mjekësisë, duke përfunduar edhe në Gjykatën evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR). Gjykata më e lartë evropiane la në fuqi vendimin e një gjykate franceze, që i lejonte atij të hiqte dorë nga mbajtja artificialisht në jetë.

Gjithsesi, mjekët nuk e vunë në jetë planin, për shkak të shqetësimeve të ngritura nga babai i Vincent Lambert, i cili druhej se ekzistonte një plan për ta “rrëmbyer” atë. Tashmë, një ekip i ri mjekësor ka vendosur të veprojë dhe t’i heqë atij mbështetjen teknologjike të mbajtjes në jetë, pasi apelet janë hedhur poshtë.

Rasti në fjalë ka rezultuar tejet përçarës në Francë, ku eutanazia është e ligjshme, por mjekët lejohen t’i vendosin pacientët në koma në gjendje gjumi të thellë. Rreth 150 mbështetës të prindërve të tij u mblodhën në spitalin e qytetit lindor të Reimsit, ku Lambert po trajtohet aktualisht, pasi morën parasysh thirrjen e nënës së tij të publikuar në faqen dedikuar Vincentit “Mbështes Vincentin”.

Bashkëshortja kërkon heqjen e pajisjeve që e mbajnë artificialisht në jetë.

“Zoti president, Vincent Lambert do të vdesë gjatë kësaj jave nëse ju nuk do të bëni asgjë. Ju jeni personi i fundit dhe i vetëm që mund të ndërhyni në këtë rast”, lexohet në një letër të nënshkruar nga avokatët e familjarëve të tij, që kundërshtojnë heqjen e pajisjeve që e mbajnë artificialisht në jetë, siç raporton “Le Figaro”. “Në Francën e vitit 2019, askush nuk duhet të vdesë nga uria dhe etja”, shkruante e ëma.

Avokatët e prindërve njoftuan gjithashtu se ata do të dorëzojnë edhe 3 padi të reja apeluese këtë të hënë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori