Musk ‘hap thesin’ për republikanët, do të japë 120 milionë dollarë për zgjedhjet e ardhshme

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka vendosur të rrisë mbështetjen financiare për Partinë Republikane të SHBA-së për zgjedhjet e ardhshme, duke përgatitur një kontribut prej rreth 120 milionë dollarësh për kandidatët dhe grupet politike që mbështesin republikanët.
Sipas raportimeve, Musk është rikthyer fuqishëm në skenën politike amerikane pas një periudhe tensionesh me presidentin Donald Trump, raportojnë mediat.
Pas përplasjeve publike mes tyre, pronari i platformës X kishte kërcënuar më herët se mund të krijonte një parti të re politike, por tani duket se është pozicionuar sërish në krah të republikanëve.
Donacionet e Musk pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në garën për kontrollin e Kongresit amerikan, veçanërisht në përpjekjet e republikanëve për të ruajtur shumicën ndaj demokratëve.
Musk ishte ndër donatorët më të mëdhenj politikë gjatë zgjedhjeve të vitit 2024, kur kontribuoi me qindra miliona dollarë, kryesisht për fushatën e rizgjedhjes së Donald Trumpit si presidenti i SHBA-së.
Mbështetja financiare e 55-vjeçarit për republikanët vjen në një kohë kur miliarderët amerikanë po shtojnë shpenzimet politike për zgjedhjet afatmesme të vitit 2026, ku fondet e mëdha pritet të ndikojnë ndjeshëm në garën mes dy partive kryesore amerikane. /Telegrafi/








































