LAJMI I FUNDIT:

Do të vazhdojnë takimet për Demarkacionin

Do të vazhdojnë takimet për Demarkacionin

Udhëheqësi i dialogut në mes të subjekteve politike në vend, Naim Rashiti, ka bërë të ditur për “Zërin” se do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit për çështjen e Demarkacionit. Megjithatë ende nuk është caktuar ndonjë datë për takim në mes të liderëve.

Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Bëhet e ditur se janë duke vazhduar konsultimet për këtë çështje, megjithatë ende nuk është caktuar ndonjë datë për takim në mes të liderëve të subjekteve politike. Koalicioni qeverisës thotë se është në pritje të arritjes së konsensusit, ndërsa opozita, pret nga pushteti që ta pranojë rishikimin e marrëveshjes.


Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, i cili ka organizuar dialogun në mes të subjekteve politike në vend ka thënë për “Zërin” se janë duke vazhduar konsultat për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, megjithatë ka bërë të ditur se aktualisht nuk është duke u përgatitur ndonjë takim ndërmjet liderëve partiakë në vend.

“Konsultat do të vazhdojnë, por nuk kemi ndonjë plan për takime. Do të ketë përpjekje tjera, jemi duke zhvilluar konsulta për të bërë çfarë është e mundur në këtë drejtim, por aktualisht nuk jemi duke përgatitur ndonjë takim të liderëve, ndërsa takime të niveleve tjera kemi mbajtur shumë shpesh”, ka deklaruar Rashiti. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Lajme
Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Politikë
INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Drejtësi
Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Lajme
A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi - juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

A mund të gjykohet Naim Murseli në Suedi - juristët japin opsionet bazuar në ligjet e Kosovës

Drejtësi
Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? - flet drejtori i burgjeve

Si po trajtohen në paraburgim Naim Murseli dhe të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës? - flet drejtori i burgjeve

Drejtësi
Kalo në kategori