LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në një stacion metroje në Londër, tre të plagosur (Foto)

Të shtëna në një stacion metroje në Londër, tre të plagosur (Foto)

Të paktën tre persona thuhet se janë qëlluar me armë jashtë stacionit Kingsbury në veri të Londrës, sipas mediave lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat jashtë stacionit të metrosë në veri-perëndim të Londrës ndodhën rreth orës 21:45 të kohës lokale.


Sipas një zëdhënësi të policisë metropolitane, oficerët së bashku me Shërbimin e Ambulancës së Londrës u dërguan në vendin e ngjarjes.

“Ata gjetën tre njerëz të plagosur. Ne presim vlerësimin e gjendjes së tyre”, ka thënë zëdhënësi.

Rrugët lokale dhe stacioni mbeten të mbyllura.

“Nuk ka pasur arrestime në këtë fazë të hershme”, ka thënë policia. /Telegrafi/