Të shtëna armësh gjithandej, ushtari ka një tjetër hall – ta shpëtojë filxhanin e mbushur me kafe (Video)

Ky është momenti kur një këmbësor i forcave speciale vrapoi nëpër një breshëri plumbash të tërë për të mbajtur një filxhan kafe mirë, për të mos u derdhur.
Në pamje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të filmuara nga GoPro, ai është përballur me një skenë të rrënojave dhe shkatërrimit.
Siç edhe mund të dëgjohet, derisa ushtari ecën me filxhanin e kafesë në duar, në sfond dëgjohen të shtëna armësh.
Por prioritetet e tij duket se janë gjetkë, ndërsa qëllimi i mbajtjes së drejtimit gjatë ecjes, siç duket është “ruajtja” e kafesë.
Pamjet thuhet se janë filmuar në zemër të betejës së Marawit - një konflikt i vazhdueshëm pesë-mujor në Filipine. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































