LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për dy të plagosur

Të shtëna ne armë zjarri janë dëgjuar sot pasdite në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.


“Ne orën 19:30 ne rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë  të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacionit policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka shtuar se pas te shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes. /Telegrafi/