LAJMI I FUNDIT:

‘Do të shpërblehen nxënësit pjesëmarrës të shkollave të mesme në garat ndërkombëtare’

‘Do të shpërblehen nxënësit pjesëmarrës të shkollave të mesme në garat ndërkombëtare’

Kompensim mujor në të holla do të marrë çdo nxënës i shkollës së mesme nga Maqedonia i cili do të marrë pjesë në ndonjërën prej trembëdhjetë garave të pranuara ndërkombëtare dhe që do ta fitojë njërin prej tri vendeve të para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë masë të re sistemore stimuluese e cila është pjesë e paketës 40 masa për të rinj, sot e kumtoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski me ç’rast sqaroi se nëse nxënësi dhe mësimdhënësi i cili e ka mentoruar e ka plotësuar kushtin do t’i fitojnë nga 12.000 denarë për medaljen e arit, 10.000 për të argjendtë dhe 8.000 denarë për medaljen e bronztë gjatë tërë vitit.


“Për këtë qëllim në vijim është konkursi i cili është publikuar në faqen e internetit të MASH, www.mon.gov.mk dhe do të jetë aktiv për të aplikuar, gjegjësisht për dorëzimin e dokumentacionit përkatës deri më 31 gusht të këtij viti”, theksoi Ristovski.

Zëvendësministri informoi se deri më tani kanë mbërritur tre aplikacione dhe se janë në fazën e shqyrtimit, njofton AIM.

“Pres se numri do të rritet, duke e pasur parasysh atë se Maqedonia ka potencial të mirë dhe nxënës mjaft të talentuar,” tha Ristovski.

Në periudhën që pason, zëvendësministri theksoi se do të paguhet kompensimi i njëfishtë mujor në lartësi prej 50 për qind të neto pagës mesatare në vend për nxënësit të cilët do ta fitojnë vendin e parë në një garë shtetërore për të gjitha lëndët. Paraqitja është deri në fund të vitit. Kompensimi i njëfishtë prej 50, 40 dhe 30 për qind të neto pagës mesatare pason edhe për nxënësit të cilët e kanë zënë vendin e parë, të dytë dhe të tretë në një garë ndërkombëtare nga matematika dhe shkencat natyrore, me çka aplikimi do të zgjasë deri më 31 gusht. Gjatë dy viteve të kaluara për këto dy baza MASH ka paguar 450 shpërblime në të holla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori