LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë e Ohrit s’kanë interes në edukimin për gastronomi

Të rinjtë e Ohrit s’kanë interes në edukimin për gastronomi
Foto: Ilustrim

Shkolla e Mesme Gastronomike e Ohrit edukon staf profesional të cilët ikin në qytete të tjera, dhe nuk qëndrojnë në Ohër, qytet që vuan nga mungesa e një personeli të tillë. Shumica e nxënësve kthehen në vendet e tyre të banimit pas mbarimit të shkollës. Njëkohësisht, të rinjtë nga Ohri janë shumë pak të interesuar për këtë qendër arsimore, megjithëse jetojnë në qendrën kryesore turistike në vend. Në vitin e parë, janë regjistruar 55 nxënës, 22 prej të cilëve janë nga Ohri.

“Nëse bëjmë një analizë, vitet e fundit kemi vërejtur, dhe kemi ardhur në përfundim se numër i madh i nxënësve janë nga qytete të tjera, jo nga Ohri. Ky është një nga problemet më domethënëse afatgjate, me të cilat përballet Ohri dhe rajoni i Ohrit, ku shumë nxënës nuk regjistrohen në shkollë gastronomike, megjithëse kemi nevojë për shumë staf të gastronomisë dhe turizmit”, Marjan Radeski, drejtor i shkollës së mesme të gastronomisë -Ohër.


Për më tepër, ndikon fakti që popullsia në Ohër është ulur pasi shumë familje janë shpërngulur.

“Me mos regjistrimin e nxënësve nga Ohri, hendeku do të jetë edhe më i madh, përkatësisht nevoja për punëtorë të gastronomisë. Kemi nga Manastiri, Prilepi, Negotina, por fatkeqësisht numri i nxënësve nga Ohri është shumë i vogël. Ne kemi mungesë të stafit edhe tani, por ashtu si hapen objekte të reja, ashtu edhe numri i stafit në gastronomi dhe turizëm do të jetë i vogël”, Blazhe Jordanovski, profesor.

Numri i nxënësve që regjistrohen në disa nga drejtimet profesionale, është ulur përgjysmë krahasuar me dhjetë vjet më parë. Një nga arsyet e kësaj situate janë pagat më të ulëta në sektorin e gastronomisë, kështu që puna për dy ose tre muaj në Kroaci ose Mal të Zi këtij stafi ia sjell të njëjtat të ardhura, si në Ohër për të punuar gjatë gjithë vitit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori