eksperti-banner

Këtë të diel, të rinjtë e Gjilanit organizuan një aksion rrugor në kuadër të iniciativës vullnetare EcShlirë.

Gjatë aksionit rrugor, nëpër rrugët kryesore të Gjilanit u vendosën postera vetëdijësues mbi rëndësinë e hapësirave publike/trotuareve të cilat në vazhdimësi zaptohen nga veturat duke rrezikuar dhe vështirësuar kësisoj jetën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.


"Vullnetarët që një kohë të gjatë kanë vërejtur se çdo ditë e më shumë, lëvizja nëpër rrugët e Gjilanit po vështirësohet dhe në shenjë revolte vendosën goma të pashfrytëzueshme, të cilat u ngjyrosën dhe u mbushën me lule", thonë organizatorët.

Sipas tyre, qëllimi i aksionit, përtej çlirimit të trotuareve ishte edhe largimi i gomave nga përdorimi dhe parandalimi i djegies së tyre nga qytetarët e rrjedhimisht ndotja e ajrit.

"Tani, disa nga rrugët e Gjilanit edhe do të duken më bukur dhe më të këndshme për qytetarët".

Vullnetarët e kësaj iniciative shpresojnë që aksioni do arrijë të ngrisë vetëdijen e qytetarëve mbi problemet e lartpërmendura dhe që tash e tutje Komuna e Gjilanit do të ndërmarrë hapa konkret për sigurimin e hapësirave për parking dhe të sigurohet që trotuaret të shfrytëzohen vetëm nga këmbësorët.

Aksionet rrugore të natyrës së ngjashme do të vazhdojnë të organizohen edhe gjatë muajve në vijim.

Iniciativa EcShlirë u përkrah nga OJQ s`bunker.

79007973 505513450071715 4294718209371668480 n

78073181 806949616413086 1999836691136774144 n

78531807 2530402590619047 2919210338182234112 n

78532752 509811169611515 3243558567499792384 n

78554044 716441918850697 6161658884269277184 n

78686500 817645015315028 4898040924094857216 n

78686500 817645015315028 4898040924094857216 n

78728050 1012668185749871 7258711862311649280 n

78839961 2402385336690715 8570118407465205760 n