LAJMI I FUNDIT:

Do të restaurohet Akademia e parë ushtarake e UÇK-së

Do të restaurohet Akademia e parë ushtarake e UÇK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit.

Në fushën e trashëgimisë kulturore sipas memorandumit do të bëhet restaurimi i akademisë së parë luftarake të UÇK-së në Açarevë dhe rikonstruktimi i kullës së Shaban Manxhollit në fshatin Mikushnicë.


Kurse, në fushën e sportit MKRS do të investojë fillimisht 200 mijë euro për ndërtimin e një stadiumi në fshatin Runik.

Me rastin e nënshkrimit, kreu i Kulturës, Kujtim Gashi, u shpreh se është kënaqësi e veçantë që të financojnë sidomos restaurimin e akademisë së parë ushtarake të UÇK-së në Açarevë, për shkak të së kaluarës dhe kontributit të qytetarëve të Skenderajt në çlirimin e Kosovës.

“Rreth investimeve të përbashkëta që do t’i kemi në vitin 2018 në komunën e Skenderajt, është fjala për stadiumin e Runikut. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë fazë ka ndarë 200 mijë euro të investoj në këtë stadium. Gjithashtu, janë edhe dy projekte të tjera të cilat janë në kuadër të trashëgimisë kulturore, është rikonstruktimin e kullës së Shaban Manxhollit në fshatin Mikushnicë që do të jetë njëra prej projekteve shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në këtë trevë. Gjithashtu, do të kemi edhe restaurimin e akademisë së parë ushtarake të UÇK-së në Açarevë, që për mua është një kënaqësi e veçantë se si Ministri ta financojmë këtë projekt edhe për shkak të kujtesës tonë kolektive që përmban ky objekt”, tha ai.

Gashi u zotua se do të vazhdojnë mbështetjen për Skenderajn, ku bëri të ditur gjithashtu se janë duke investuar edhe në Shtëpinë e Kulturës në këtë komunë.

“Jemi zotuar bashkërisht që të arrijmë këtë vit ta përfundojmë këtë objekt dhe të gjithë sportistëve dhe sportdashësve ta kenë në dispozicion për ta shfrytëzuar. MKRS është duke investuar edhe në shtëpinë e kulturës në Skenderaj dhe jemi në fazën finale të përfundimit të këtij projekti, besoj që shumë shpejt do ta ndajmë edhe fazën finale të mjeteve financiare në mënyrë që edhe këtë projekt ta përfundojmë gjatë këtij viti. Po ashtu, ishte edhe një kërkesë e kryetarit për të investuar në muzeun e qytetit dhe besoj që bashkërisht me stafin do të shohim mundësitë dhe rrugët se si do ta financojmë edhe këtë objekt që është i rëndësisë së veçantë për qytetarët e Skenderajt”, tha Gashi.

Ndërsa, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi se këto projekte dëshmojnë përkushtimin e shtetit që të mos harrohet historia.

“Me tri projekte që janë të rëndësishme për komunën tonë, që ka edhe projekte të tjera në të ardhmen që janë ndoshta edhe më të rëndësishme se kjo. Ne diskutuam me ministrin edhe për projektet që janë në zhvillim në Komunën e Skenderajt si palestra sportive, shtëpia e kulturës, fushat sportive. Ne sot nënshkruam tri memorandume me ministrin Gashi që është fusha e sportit në bashkësinë lokale të Runikut dhe dy objekte që hyjnë në trashëgiminë e kulturës që është një në Açarevë akademia ushtarake e UÇK-së dhe tjetra është në fshatin Mikushnicë me bashkëluftëtarët e Azem Bejtës. Kjo vërteton edhe një herë përkushtimin e institucioneve të shtetit tonë që historia mos të harrohet, edhe ajo e mëhershmja para 100 viteve po edhe kjo e jona që e kemi përjetuar të gjithë së bashku para 20 viteve, do të thotë luftën e UÇK-së”, tha ai.

Përveç në Skenderaj, ministri i Kulturës Kujtim Gashi, gjatë ditës do të qëndrojw edhe në komunën e Drenasit, dhe bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci do të nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e stadiumit të Drenasit. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori