LAJMI I FUNDIT:

Të qash hallet e popullit

Të qash hallet e popullit

Nga: Lazër Radi

Më kujtohet, po lexonim kolektivisht, në oborrin e Konviktit “Malet Tona”, një artikull të Dhimitër Shuteriqit dhe, kur arritëm te fundi, atje ku thuhej: “… shkrimtari ka për detyrë të qajë hallet e bujkut, të qajë hallet e bariut, të qajë hallet e nëpunësit, të qajë hallet e zanatçiut, të qajë hallet e proletariatit, të qajë hallet e popullit…”, një nxënës i klasës së shtatë, një Tush Shiroka, në mes të asaj heshtjeje me të cilën po e dëgjonim leximin e artikullit, me zë të lartë tha:


– Çoniu, bre burra, e ta thërresim Shaqe Manen!

Shaqe Manja n’atë kohë ishte vajtojca më e mirë e rrethit të Shkodrës. Për çdo vdekje të rëndësishme thirrej ajo dhe vaji i saj, apo rënkimet e saj, kishin një vlerë letraro-folklorike.

/Marrë nga Aurel Plasari, profili në Facebook/